Ramush Haradinaj

Haradinaj: Me çdo çmim do ta mbrojmë sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se sovranitetin, integritetin dhe paprekshmërinë e Kosovës do ta mbrojmë me çdo çmim. Duke iu drejtuar qytetarëve tha se “jemi bashkë dhe jemi të fortë” e se “askush nuk do të na ndajë”. Kjo deklaratë e Haradinajt vjen vetëm një ditë pasi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foli për planin për ndryshim të kufijve të Kosovës, duke thënë se mbrapa këtyre qëllimeve qëndrojnë interesat e Rusisë dhe të Turqisë. Zaev po mendonte se ishte duke biseduar me ish-presidentin ukrainas, Petro Poroshenko, por në të vërtetë ata ishin dy komedianë rusë. Në telefonatën që është publikuar në faqen e dy komikëve në YouTube, Zaev deklaroi se plani i ndarjes së Kosovës nënkupton që vendi ynë t’ia japë Serbisë 10 komuna. Të martën në një konferencë për media, Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …