Naim Maloku: Korrupsioni, nepotizmi, haraçi, fajdet, sistemi i drejtësisë i degraduar, shëndetësia dhe arsimi janë problemet e Kosovës

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Niam Maloku është ftuar për intervistim në Gjykatën Speciale

Eprori i lartë i UÇK-së, gjatë luftës, Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka njoftuar se është ftuar nëpërmjet telefonit por ka bërë të ditur se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore. Maloku ka thënë se angazhimi i tij në UÇK e bën krenar tërë jetën. Ju njoftoj qe sot, përmes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hagës me ftese qe te paraqitem ditët ne vijim per intervistim në cilësinë e dëshmitarit. Kjo është hera e parë që unë kontaktohem nga kjo Gjykatë. Angazhimi në përpjekjet e popullit tim për liri, duke qenë oficer i lartë ne të shenjtën UÇK, më bën të ndihem krenar tërë jetën duke lënë trashëgiminë më të çmuar për pasardhësit e mi”, ka shkruar komandant Naim Maloku.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …