Diaspora solidarizohet me vendlindjen, për një ditë dhurohen afër 100 mijë euro për fondin emergjent

Remitencat gjatë vitit 2018 kanë kaluar shumën mbi 800 milion euro

Dërgesat e  parave nga diaspora në Kosovë kanë shënuar rritje viteve të fundit. Paratë e mërgimtarëve dërguar në Kosovë, vitin e kaluar kanë tejkaluar vlerën prej 800 milionë euro, duke shënuar vlerën më të lartë që nga viti 2004, kur remitencat kishte arritur në 357 milionë euro. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, publikuar në vjetarin e Kosovës për vitin 2019, vërehet se që nga viti 2014, ka qenë gjithnjë në rritje trendi i dërgesave të qytetarëve nga Kosova që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës dhe botës. Vetëm gjatë nëntë vjetëve të fundit, që përfshinë periudhën 2009 – 2018, vlera e remitencave përmes kanaleve bankare në Kosovë ka qenë mbi 6 miliardë euro.Remitencat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen rreth 40 për qind, mbi 22 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Me këtë remitenca jeton popullata skamnore e Kosovës, meqë Buxheti i Shtetit shfrytëzohet nga Qeverisë për ndërtime kapitale, por  jo për krijimin e vendeve të punës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …