Në organizim të Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) ka nisur mbajtja e dëgjimeve publik për përgatitjen e buxhetit të komunës së Rahovecit për vitin 2020. Bazuar në kalendarin e dëgjimeve publike, pritët të mbahen gjithsejtë nëntë dëgjime nëpër lokalitete më të mëdha, për t`i marrë kërkesat e qytetarëve.
Deri më tani dëgjimet publike janë mbajtur në pesë fshatra: Krushë e Madhe, Hoçë e Vogël, Malësi e Vogël, Ratkoc, Çifllak, Kramovik dhe Fortesë.
Dëgjimet buxhetore kryesohen nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovec z. Afrim Dina, me pjesëmarrje të anëtarëve të KPF-së dhe Drejtorët e Drejtorive Komunale.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2019/06/KALENDARI-I-DEGJIMEVE-PUBLIKE-ME-QYTETARET-E-KOMUNES-SE-RAHOVECIT-PER-BUXHETIN-E-VITIT-2020.pdf, mund të gjeni kalendarin për mbajtjen e dëgjimeve publike.