Nga 12 korriku deri më 21 korrik marina bullgare do të presë manovrat “Exercise Breeze 2019”, që do të përfshijnë 11 shtete të tjera të NATO-s, mes të cilave edhe Shqipëria, njoftoi sot Ministria Bullgare e Mbrojtjes. Manovrat do të zhvillohet në ujërat territoriale të Bullgarisë dhe zonën ekonomike ekskluzive në Detin e Zi, të cilat do të shoqërohen nga manovra tokësore. Të pranishme do të jenë 27 anije (luftanije, anije ndihmëse dhe varka shpëtimi), pesë avionë, gjashtë helikopterë dhe 2257 trupa të shërbimit në anijet që vijnë nga Bullgaria, Shqipëria, Belgjika, Britania e Madhe, Greqia, Italia, Kanadaja, Polonia, Rumania, SHBA-ja, Turqia, Franca si dhe nga Grupi Detar 2 i NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …