Kryetari Gjini konfirmon paligjshmërinë

Për njoftimin të opinionit lidhur me deklaratat e Kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, dhënë për disa portale dhe televizionit publik RTK, në lidhje me furnizim me ujë të pijëshëm për disa fshatra të Komunës së Gjakovës, Komuna e Junikut jep këtë sqarim:

Përderisa po vazhdojnë veprimet dhe punimet e paligjshme prej muajsh në rrjetin e ujësjellësit, nga Komuna e Gjakovës, KRU-Gjakova dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini edhe njëherë konfirmon paligjshmërinë dhe shkatërrimin e mjedisit në mënyrën më tragji-komike duke filluar me procedura kinse të dëgjimit publik për mjedisë, precedent ky i cili nuk ndodh në shtetet ligjore.

Se Kryetari Gjini e konfirmoi paligjshmërinë këtë më së miri mund ta shihni në deklaratën e tij të dhënë dje dhe të emituar edhe në televizionin publik të RTK-së, duke thënë publikisht se e gjithë traseja është në territorin e Komunës së Gjakovës kur dihet mirëfilli se e gjithë rrjedha natyrale e lumit Erenik kalon në territorin e Komunës së Junikut, territor ky i cili është pjesë e Parkut Nacional Bjeshkët e Nemuna, ku edhe ndalohet devijimi i tij me ligjet për ujërat dhe natyrën si dhe të gjitha konventat ndërkombëtare.

Komuna e Junikut dhe qytetarët e saj kanë dorëzuar kërkesën dhe peticionin në Zyrën e Kryeministrit lidhur me këtë çështje dhe janë në pritje të përgjigjes nga Kryeministri Haradinaj si Kryetar i Këshillit Ndërministror të Ujërave të Kosovës për shfuqizimin e këtyre vendimeve dhe veprimeve të paligjshme të Ministrisë në fjalë, Komunës së Gjakovës dhe KRU Gjakova.

Në të kundërtën ne do të ngritim padi në gjykatën kompetente dhe do i drejtohemi gjithashtu edhe Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës si autoritet përfundimtar për shqyrtimin e ligjshmërisë së këtyre vendimeve dhe çdo mjeti ligjorë e demokratik.

Kryetari Kuçi nuk e pengon askënd, përkundrazi ai po bënë përpjekje të parreshtura që të gjithë qytetarët e Rekës dhe Lugut të kenë ujë në shtëpitë e tyre, gjithmonë bazuar në ligjet pozitive dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhje të qëndrueshme për të gjithë.

Komuna e Junikut nuk është kundër furnizimit me ujë të pijëshëm, mirëpo marrja e Lumit Erenik në këtë mënyrë dhe devijimi i rrjedhës natyrale të tij është situatë e ngjashme me atë të devijimit të Lumit Radika në Dibër për ndërtimin e hidrocentralit në fushë të Likovës vite më parë nga Qeveria e atëhershme e Kryeministrit Gruevski.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …