Komandanti i Bondstilit, Roj Makareg, është cituar të deklaruar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e mirë dhe në terren nuk mund të vërehen tensione. Ai ka shtuar se prania e KFOR-it në Kosovë në 20 vjetët e fundit ka qenë dhe ende është e rëndësishme dhe fundamentale për të mbajtur sigurinë, e cila, beson ai është “kusht i nevojshëm” për vazhdimin e dialogut mjedis Kosovës dhe Serbisë. “KFOR-i është i bazuar në gjendje, që do të thotë se do të qëndrojë aq sa e kërkon situata. Nuk ka një datë të përcaktuar kur do të përfundojë misioni, dhe aktualisht NATO-ja nuk ka plan për reduktim të tij apo për tërheqje”, tha Macaraeg. Duke komentuar deklaratat e Këshillit Nacional të Shteteve të Bashkuara nga marsi i këtij vite se nëse nuk hiqet taksa ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës, SHBA-ja mund të tërhiqet nga kampi Bondsteel, koloneli Macaraeg shpjegon se ambasada e SHBA-së ka dhënë përgjigje të saktë lidhur me këtë çështje dhe se “nuk ka shenja apo ndonjë plan që kjo do të ndodhë.
