Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë se taksa që ka vendosur Qeveria e Kosovës për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogut. Ai ka shkruar se shkaqet e shumta që e sollën taksën duhet kërkuar dhe janë vetëm e vetëm në Beograd, aty ku nuk ka asnjë pendim, madje as formal për krimin e gjenocidit që Beogradi zyrtar ka kryer në Kosovë. Kjo taksë po shihet nga shumë faktorë të jashtëm si pengesa kryesore e vazhdimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë?! Mbase taksa edhe mund të jetë si shkas, por problemi nuk është të shkasi, por të shkaqet që e sollën vendosjen e saj. Dhe shkaqet e shumta që e sollën taksën duhet kërkuar dhe janë vetëm e vetëm në Beograd, aty ku nuk ka asnjë pendim, madje as formal për krimin e gjenocidit që Beogradi zyrtar ka kryer në Kosovë. Politika zyrtare në Beograd, kryesit e krimeve në luftë e të gjenocidit jo vetëm në Kosovë i ka shpallur heronj dhe i trajton si heronj. Ajo nuk është distancuar nga politikat e gjenocidit, ka saktësuar Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …