Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se prej Telekomit të Kosovës kanë përfituar tri partitë në pushtet, PDK, AAK dhe NISMA. Para pak ditësh auditori i përgjithshëm e ka votuar një raport voluminoz i cili ka gjetur disa skandale dhe raste prapa të cilave mund të fshihen afera të mëdha korruptive sa i përket Telekomit”, tha mes tjerash Konjuca. Sipas tij, vetëm raporti i auditorit është realizuar prej të gjitha pikave që parasheh rezoluta e miratuar para një viti për Telekomin. Për këtë Konjufca bëri thirrje që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Telekomin e Kosovës. “Gjetja më e rëndësishme e auditorit të përgjithshëm që konsiderojë është praktika Sim to Sim, praktikë kjo që ndodh në trafik dhe shmangia e trafikut përmes asaj që e ka zbulu auditori. Auditori thotë që nëse 90 për qind e numrave që e zbatojnë këtë praktikë vijnë prej operatorit MVNO5, pra janë numra të Z-Mobile”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Gjykata Supreme e Kosovës publikon udhëzuesin për matjen e dënimeve, me mbështetjen e Ambasadës Amerikane
Gjykata Supreme e Kosovës ka publikuar udhëzuesin për matjen e dënimeve, një hap i rëndësishëm …