Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa thotë se askush s’guxon t’i godasë kriminelët që kanë kapur shtetin prandaj po e sulmojnë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka komentuar sulmet e fundit që kohëve të fundit po i bëhen kësaj partie, duke ndërlidhur me rrahjet që po bëhen në struktura në degë e nëndegë nëpër komuna. Ai ndihet krenar me partinë e vet, e thotë se askush s’guxon t’i sulmojë ata që janë në krye të shtetit, e që në partitë e veta kanë kriminelë, prandaj po e sulmojnë partinë që ai e drejton. Askush s’guxon të godas konkretisht e as t’i grushtojë verbalisht baballarët dhe patronët e korrupsionit, krimin dhe kriminelët, subjektet në të cilat veprojnë ata, as të tallet me ta, sepse ata ua kthejnë me grusht i përnjëmënd ( dhe jo vetëm me grusht); ata e kanë kapur shtetin, po bëjnë çfarë po donë, kurse njerezit sikur ngushëllohen kur thonë “ pse a keni pritur diçka më mirë prej tyre”?! Prandaj i sulen LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …