leoni

Aktivitetet në kuadër të manifestimit, “Ditët e Kulturës dhe Turizmit në Deçan”

Sot në Deçan protestohet kundër hidrocentraleve të paligjshme në këtë komunë

Organizata ERA njofton se në bashkëpunim me qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, sot do të zhvillojë protestë paqësore në Deçan kundër hidrocentraleve të paligjshme në këtë komunë. “Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) në fillim të këtij viti ka shkyç linjat e transmetimit në Lumbardh II në pronësi të Kelkos për shkak se ka vepruar në mënyrë të paligjshme dhe kishte dhënë 90 ditë për HEC-un Deçan dhe Belaja për të marrë dokumentacionin e duhur ose ata do të jenë të detyruar të ndërmarrin veprimet ligjore për ndërprerjen e prodhimit dhe shkyçjen gjeneratorëve HC Belaja dhe HC Deçan nga Rrjeti i Transmetimit. Kaluan 90 ditë dhe ZRRE i dha edhe 90 dite tjera kompanisë, prandaj me anë të protestës ne i  bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndërpresë operimet ilegale të HEC-it Deçan dhe Belaja gjithashtu!”, thuhet në reagimin e organizatës ERA. Protesta do të zhvillohet përpara HEC Deçan, te hidrocentrali i parë tek ura që të dërgon për te Gushavci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …