DASH

DASH: Zhvillimi ekonomik i Kosovës po sfidohet nga korrupsioni

Departamentit amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi klimën e biznesit në botë. Në pjesën ku flitet për vendin tonë nënvizohet se bizneset vendore dhe ndërkombëtare si një nga pengesat më të mëdha të Kosovës për tërheqjen e investimeve vazhdimisht e shohin korrupsionin. Më tutje në Raport thuhet se Kosova ka miratuar ligje të ashpra për të luftuar korrupsionin, por qeveria deri më tani, ka qenë e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar, ndjekur penalisht, burgosur dhe konfiskuar asetet e individëve të korruptuar. Raporti i Departmanetit amerikan të Shtetit, përmend një vargë arsyesh që e sfidojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Kosovës, si integrimi ekonomik i kufizuar rajonal dhe globa, furnizimi jo i sigurtë me energji elektrike, sundimi i dobët i ligjit si dhe korrupsioni. Raporti gjithashtu vë në pah se përkundër faktit se Kosova është një nga vendet më të reja dhe më të varfëra në Evropë, ka shënuar ritme pozitive të rritjes ekonomike, mesatarisht pothuajse katër për qind, gjatë dekadës së fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …