Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka propozuar Muzafer Shalen për ministër të inovacionit dhe ndërmarrësish. Me këtë rast ai deklaroi se ministri i ri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala ka potencial për ta bërë bashkëpunimin e duhur ndërmjet botës akademike dhe industrisë nga njëra anë, si dhe për t’i ofruar të rinjve kushtet e nevojshme dhe mjedisin e përshtatshëm nga ana tjetër, në mënyrë që të sendërtohen ëndrrat e tyre. Do të ketë akoma më shumë hapësirë në politikën tonë për njerëzit e shkathtë dhe të talentuar, dhe pikërisht PDK-ja është platforma e tyre, deklaroi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Kandidati për ministër të inovacionit dhe ndërmarrësish, Muzafer Shala është doktor shkence në fushën e Inxhinierisë Elektronike në Universitetin e KENT-it, i cili është njëri ndër universitetet më të mira në Angli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …