Abelard Tahiri

Tahiri: Serbët që kryen krime ndaj shqiptarëve ende shëtisin lirshëm nëpër Serbi

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri e ka vlerësuar lartë nismën për krijimin e tribunalit për dënimin e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë gjatë viteve të luftës çlirimtare, 1998-1999. “Mendoj që kjo ka qenë një prej inciativave më të mira që është ndërmarrë që nga paslufta nga institucionet tona, mendoj që është një iniciativë jashtëzakonisht e rëndësishme, pra ne nuk mund të kemi paq në këtë rajon përderisa kriminelët lëvizin të lirë, 20 vjet paslufte ne nuk kemi mundur me i adresuar masakrat që janë kryer në Kosovë dhe ata njerëz, një pjesë e tyre, ende sillen të lirë në Serbi, pasi që Serbia nuk ka vullnet me bashkëpunuar me institucionet e Kosovës, që këta njerëz me i nxjerrë para drejtësisë. Pra është një iniciativë e cila besoj që do dalë me një rezultat pozitiv. Me krijimin e këtij Tribunali, ne do punojmë që ta argumentojmë pse është i rëndësishëm dhe pse është i nevojshëm që ata që kanë kryer krime në këtë vend të dalin para drejtësisë”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …