leoni

Kryetari i Francës, Emanuel Macron më 15 dhe 16 korrik do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Beograd

Vizitën në Serbi, të cilën  e kishte anuluar në dhjetor të vitit 2018, për shkak të protestave masive në vend, kryetari i Francës, Emanuel Macron do ta realizojë më 15 dhe 16 korrik  ku  do të qëndrojë për vizitë në Beograd. Një nga temat kryesore që do të diskutojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë zgjidhja e problemit të Kosovës. Agjencia e lajmeve franceze AFP, ka bërë të ditur se kryetari i Francës është i hapur ndaj idesë për shkëmbim të territoreve, ndryshe nga kancaelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka frikë së një prekje e mundshme e kufijve do të hapte Kutinë e Pandorës, në rajonin e Ballkanit e më gjerë. Mundësia që konflikti të zgjidhet nëpërmjet shkëmbimit të territoreve mbetet e pa definuar. Parisi është i hapur për këtë, ndryshe nga Berlini që frikësohet nga një praktikë e tillë me efket domino.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …