Ragmi Mustafa thotë se 14 korriku i vitit 2018 e bëri fakt të pakthyeshëm Kosovën Lindore në dialogun Kosovë – Serbi

Ragmi Mustafa thotë se 14 korriku i vitit 2018 e bëri fakt të pakthyeshëm Kosovën Lindore në dialogun Kosovë – Serbi

Sot është bërë një vit që kur është aprovuar Deklarata Politike nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar të  Kosovës Lindore i përbërë nga përfaqësuesit politikë e institucional të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Kuvendi konstatoj para një viti, se “pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në këtë, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”, ka theksuar Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.  Sipas tij ky akt politikë kurajoz, përveç që nxiti një diskutim mirëfilli në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar. Gjithashtu, e bëri fakt të pakthyeshëm Kosovën Lindore në dialogun Kosovë – Serbi.

“Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkoi; “nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve. Ndër të tjera ishte kërkuar edhe: a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë); b) Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës; c) Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës. Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Lugina e Preshevës nuk guxon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë”, ka shkruar ndër të tjera Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …