Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti duke komentuar vizitën në SHBA, ka thënë se nuk është pjesë e delegacionit të askujt por përfaqëson Grupin Parlamentar të LDK-së. Ai ka shkruar se me ftesë të Kongresit, sot udhëton për në ShBA. “Jam i ftuar si anëtar i Kuvendit të Kosovës, pasi e udhëheq grupin kryesor opozitar, për të marrë pjesë në Forumin e Lidershipit Parlamentar që organizohet nga Kongresi. Forumi mbledh liderët e grupeve kryesore parlamentare të 16 vendeve, të cilët lider janë përgjegjës për funksionimin e legjislativit, marrëdhëniet ndërpartiake brenda legjislativit, ndërlidhjen e legjislativit me ekzekutivin dhe relacionet e legjislativit me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …