Ish-kryetari i Kuvendit Kuvendit, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se në SHBA nuk përfaqëson askënd por vetëm LDK-në. Ky lloj përfaqësimi siç po e kupton intelektuali i LDK-së, nuk i duhet askujt! As LDK-së. Nëse Avdullah Hoti në SHBA e përfaqëson LDK-në, ata të tjerët përfshirë edhe Kryetarin e Kuvendit, kënd duhet ta përfaqësojnë? Nëse edhe ata i përfaqësojnë partitë politike? Kosovën kush duhet ta e përfaqësojë? Partitë politike, qofshin në pozitë apo në opozitë, duhet ta përfaqësojnë vetëm e vetëm shtetin që e përfaqësojnë. Kush nuk e di ketë, ai nga politika nuk merr vesh gjë prej gjëje.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …