OAK

OAK: Muaj të tërë pritje për një takim me Ministrin Lekaj

 Oda e Afarizmit shpreh shqetësimin për injorimin që Ministri Lekaj është duke i’u bërë kërkesave të bizneseve të cilat duhet të presin me muaj të tërë për të realizuar një takim në lidhje me zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës rrugore. Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës në shkurt të kërtij viti zhvilluan një takim me Ministrin Lekaj, meqërast i dorëzuan edhe projektin e financuar nga OAK dhe bizneset për rregullimin e rrugës së bizneseve në zonën e Harilaqit në komunënn e Fushë Kosovës dhe që ka edhe mbështetjen e Kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës. Gjatë këtij takimi Ministri premtoi që do të financojë këtë projekt dhe mjafton vetëm një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Fushë Kosvës (http:

//odaeafarizmit.org/ministri-lekaj-financon-asfaltimin-e-rruges-per-bizneset-e-zones-se-harilaqit/).

Pas këtij takimi OAK realizoi një takim me kryetarin e Komunës së Fushë Kosovës z. Burim Berisha dhe nga kryetari Berisha morëm përkrahje se është i gatshëm në çdo kohë të realizoj këtë memorandum me Ministrin Lekaj.

Nga ky takim OAK në vazhdimësi është duke kërkuar realizimin e takimit në mes OAK, MIT dhe Komunës së Fushë Kosovës dhe nuk ka pranuar ndonjë përgjigje, përkundër kontaktimeve të vazhdueshme të zyrtarëve të OAK-së me kabinetin e Ministrit.

Në ndërkohë në Ministri na është thënë që kjo çështje po trajtohet me prioritet, por Ministri Lekaj për shkak të agjendës ende nuk po gjen kohë që të realizojë një takim.

Meqenëse bizneset që operojnë në këtë zonë, janë biznese të mëdha dhe të cilat kanë problem të madh infrastrukturën dhe përmirësimi i kushteve aktuale është mëse i nevojshëm për zhvillimin e veprimtarisë së tyre.

Andaj, OAK kërkon nga Ministri Lekaj dhe që të tregohet me shumë bashkëpunues dhe të ndërmerr veprimet e nevojshme në mënyrë që kjo rrugë të rregullohet ashtu siç është premtuar. OAK vlerëson se neglizhenca që është duke ju bërë përkrahjes së bizneseve nuk i kontribuon klimës së të bërit biznes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …