Banorët e fshatit Zahaq të Pejës do të protestojnë sot për shkak të vendosjes së ndarësve të traseve në këtë fshat nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, gjë e cila po ua vështirëson dukshëm jetën atyre. Sipas tyre, vendosja e këtyre barrierave u pamundëson qytetarëve të kësaj ane të kryejnë shërbimet në Qendrën e Mjekësisë Familjare të bashkësisë lokale, në zyrën komunale, qasjen në shtëpinë e kulturës, dërgimin e fëmijëve në shkollë, bizneseve të kryejnë veprimtarinë e tyre tregtare, qasjen në sallën e sporteve që është në ndërtim e sipër dhe qytetarëve u duhet që të bëjnë minimum 5-7 km më shumë që të shkojnë në shtëpitë e tyre. “Ky veprim i Ministrisë së Infrastrukturës ka paralizuar jetën e banorëve të zonës, pasi për të kaluar nga njëri fshat në tjetrin duhet të shkohet në fund apo fillim të segmentit dhe se rrethet gjenden vetëm në afërsi të bizneseve të ‘Elkos’. Përveç tjerash, e njëjta ministri ka hequr edhe stacionin e pritjes së autobusëve nga qendra në Zahaq, duke e larguar atë për më shumë se 2 km”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …