Komuna e Skenderajt në mbrëmjen e hënës ka nis aktivitetet për nder të diasporës, me moton “60 ditë – 60 aktivitete”. Kryetari i kësaj komune Bekim Jashari me këtë rast para shumë qytetarëve nga mërgata, ka mbajtur një fjalim rasti, ku tha tha se do të krijojnë kushte sa më të mira për diasporën, ngase kontributi i tyre është i jashtëzakonshëm për vendin. Jashari: Liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk mund të arrihej pa përkrahjen tuaj. “Mirë se keni ardhur në vendlindje, në shtetin për të cilin kontribuat e sakrifikuat me dekada, në kohë lufte e paqe. Sot jemi mbledhur në hapjen zyrtare të këtij projekti që ka për synim krijimin e kushteve, që të rinjtë tanë dhe diaspora jonë të argëtohet gjatë këtyre dy muajve. E dashur diasporë, ju keni dhënë dhe po jepni vazhdimisht kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ngritjen e nivelit të mirëqenies në vend. Liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk mund të arrihej pa përkrahjen tuaj”, ka thënë Jashari.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …