Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli gjatë vizitës në ka takuar të hënën në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson

Kryetari i Kuvendi, Kadri Veseli gjatë vizitës në SHBA ka takuar të hënën në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar të hënën në Senatin Amerikan, senatorin Ron Johnson me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend e rajon, me theks të veçantë për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Senatori Johnson tha se SHBA-të janë gjithmonë përkrah Kosovës në rrugën e saj drejt integrimeve euro atlantike. “Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia ti kthehen dialogut sa më parë dhe të arrijnë marrëveshjen e obligueshme. Rasti i Maqedonisë dhe Greqisë është shembull që duhet ndjekur se kur ka vullnet politik mund të arrihet marrëveshje përfundimtare”, tha Senatori Johnson. Nga ana e tij, kryeparlamentari Veseli falënderoi Senatorin Johnson për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Republikën e Kosovës. “Republika e Kosovës dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje të obligueshme për njohjen reciproke. Ky është opsioni i vetëm që siguron paqe dhe stabilitet të përhershëm në rajon. Pavarësisht dallimeve të brendshme, nërapprt me dialogun, Republika e Kosovës është e gatshme për fazën finale të dialogut”, ka thënë Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Rrofshi e ju pafsha në Kosovë, aty ku ju thërret toka juaj

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, mori pjesë në një tubim me mërgimtarët e Kosovës në …