Nën braza të kohës 2019

Më 13 korrik u mbajt edicioni i dytë i festivalit ndërkombëtar të artit “Nën braza të kohës“, në Strellc të Deçanit. Edhe ky edicion u përqendrua rreth objektit Kulla tradicionale, që shërbeu si subjekt dhe objekt i festivalit. Artistë, dramaturgë, arkitektë, aktorë, muzikantë dhe pjesëmarrës nga bota akademike u tubuan në këtë manifestim ndërkombëtar. Ky event përmblodhi një seri me aktivitete paralele e të ndërlidhura të teatrit, arteve pamore, artit konceptual e muzikës. Risia në këtë eveniment ishte pjesëmarrja aktive e studentëve dhe profesorëve të arkitekturës. Sajë tyre, kulla tradicionale shqiptare u zhbirua nga ana profesionale me skica, vizatime, video e dizajn, të cilat u inkuadruan në performancën artistike. Edhe në këtë edicion shtrati etno-kulturor, përzierja e pjesës folklorike me mizanskenën konceptuale morën rëndësi. Të gjitha shfaqjet u kryen brenda ose para kullës, për t`i dhënë një dimension sa më fizik e popullor qasjes teatrore. I veçantë kësaj here ishte pelegrinazhi happening në rrugën Strellc-Isniq. Artistë ndërkombëtarë kryen aktivitete në raport me gjeografinë dhe banorët vendas duke arritur një interaksion tepër impresionues. Ky shtegtim në peizazhin etno-grafik lokal lidhej ngushtë me studimin antropologjik të autores së mirënjohur Berit Backer. Kjo studiuese ka hulumtuar thellë doket dhe sociologjinë e familjes shqiptare, sidomos aktivitetin njerëzor brenda hapësirës së kullës në Isniq përgjatë viteve 70-të. Ky studim u përdor si inspirim fillestar i agjendës së aktivitetit, që përmbante një program interdisiplinar. Edhe në këtë edicion krijimi i një interaksioni, raporti funksional midis performancave (shih programin) ishte prioritar. Artistët vendas dhe ndërkombëtarë arritën një bashkëpunim sa gjuhësor dhe fizik, duke shkrirë dhe tejkaluar kufinjt kulturorë.

Materia tekstuale e perdorur në këtë edicion:

Medea, arti i ekzilit

The Living Theatre – People`s Project

Peisazhe me argonautët, Medeamaterial, Loja e Medeas

– Kthimi në brazë

– Nita

– Odisea, Kënga e 17-të

– Uliksi, kap. 18-të

– Poezi, ninulla e këngë tradicionale shqiptare

– Ekspozita/Aksione/Instalacione nga:

Studentë dhe profesorët të Studio 3 të Universitetit të Insbruckit, Akademisë së arteve pamore – Vjenë (Akademie der Bildenden Künste – Wien) dhe të UBT-së – Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …