Inspektorati: Të gjitha produktet në tregun e Malishevës, të sigurta për konsum

Inspektorati i Komunës së Malishevës, i informon të gjithë qytetarët se produktet në të gjitha marketet dhe dyqanet, janë të sigurta për konsum. Këtë informim, inspektorati komunal, e ka bërë pas inspektimit të të gjitha marketeve në territorin e Komunës së Malishevës, me qëllim të inspektimit për afatin e skadimit të përdorimit të produkteve, sidomos atyre ushqimore. Po ashtu, janë inspektuar edhe të gjitha restorantet ditore dhe sallat për organizimin e dasmave. Drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Dibran Kastrati, ka njoftuar se “inspektorët komunal, në vazhdimësi i kanë inspektuar dhe do ti inspektojnë të gjitha marketet dhe dyqanet, si dhe lokalet hoteliere, me qëllim të sigurisë në konsumimin e ushqimeve”. “Duke u bazuar në raportet e inspektorëve komunal, gjatë inspektimit, nuk kanë hasur në produkte me afat të skaduar, ndërsa inspektimi i marketeve, dyqaneve dhe restoranteve ditore , si dhe sallave për organizmin e dasmave, do të jetë i vazhdueshëm, sidomos në sezonin e verës, pasi qarkullimi i njerëzve është më i madh, e rrjedhimisht edhe konsumi është më i madh”, ka thënë drejtori Kastrati. Drejtori Kastrati, gjithashtu kërkon nga qytetarët që të jenë bashkëpunues në çdo parregullsi eventuale që mund të haset në treg. Kastrati kërkon nga qytetarët që të informojnë inspektoratin, nëse hasin në produkte të dyshuara, apo me afat të skaduar, krejt kjo me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …