Haradinaj: Dorëheqja ime dëshmoi se demokracia është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit

Haradinaj: Është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultete

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pas takimit që pati me një delegacion nga Britania e Madhe ka dal në një konferencë për media me ç’rast është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. Duke komentuar  deklaratat e kryetarit francez Emmanuel Macron gjatë vizitës në Serbi, Haradinaj tha se ajo deklaratë është në suazën e këshillave. Kreu i Qeverisë në këtë konferencë ka folur edhe për vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që ua ka ndaluar regjistrimin e studentëve të rinj tri universiteteve publike.. Sikurse një ditë më herët për Haradinajn ku vendim është i papranueshëm. “Për kriteret e akreditimet e programeve ata janë profesionistë dhe i dinë. Por për mua është e papranueshme që maturantët e këtyre vendeve të mbesin pa u regjistruar në fakultet. Nëse dikush ka menduar se mund ta bëjë këtë që të lejë fëmijët e varfër ose gjysmë të varfër jashtë universitetit, ka gabuar. Këta që po më thonë se je ngutur, unë po them që jam vonuar. Kushdo që e ka bërë këtë gabim është. Po vërejtjet për cilësi, për kritere, por nuk mund të  lejojmë  që nxënësit të mbesin jashtë”, tha ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …