Komuna e Prishtinës ka ftuar Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që të ndalojë procedurat e rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë” të datës 25 qershor 2019. Përmes këtij konkursi MASHT synonte që në institucionet edukativo arsimore të rajonit të Prishtinës të punësohen 6 psikologë dhe 4 pedagogë. Sipas Komunës së Prishtinës, konkursi është shpallur në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore në fuqi, sa i përket kompetencës së shpalljes, rekrutimit dhe çdo faze tjetër të punësimit të profileve të caktuara. Në deklaratë thuhet se bazuar në ligj kompetencë e komunës është që të punësojë stafin e saj, si atë në administratë dhe në njësitë vartëse të saj, e në këtë linjë edhe në Ligjin për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, theksohet se Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …