leoni

Veseli në Washington kërkon nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë një gjë të tillë

Veseli në Washington kërkon nga shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë një gjë të tillë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po merr pjesë në forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan, në Washington. Në hapje të këtij forumi ku po marrin pjesë krerë parlamentesh të shumë vendeve por edhe nga ato që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, Veseli ka përcjell një mesazh nëpërmjet të cilit u ka kërkuar atyre që ta njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. “Kosova është shtet i ri dhe po ec përpara. Kërkoj nga ju që ta njihni shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo i shërben paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. I shërben edhe miqësisë dhe zhvillimit të lidhjeve tona në të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit”, tha Veseli në hapje të fjalës së tij në Kongresin Amerikan. Në këtë forum të organizuar nga Kongresi Amerikan, bashkë me Kryeparlamentarin Veseli po marrin pjesë edhe deputetët e opozitës, Mimoza Kusari-Lila dhe Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …