Kryeministri Ramush Haradinaj tha se vendimi i Z-Mobile për dërgimin e Telekomit te përmbaruesi nuk është final. Këto komente kreu i ekzekutivit i bëri gjatë vizitës në komunën e Suharekës, ku u takua me kryetarin Bali Muharremaj, me ç’rast kanë biseduar për zhvillimin ekonomik të kësaj komune. I pyetur për vendimin e Z-Mobile për dërgimin e Telekomit tek përmbaruesi për të ekzekutuar vendimin e Arbitrazhit për pagesën rreth 30 milionësh, Haradinaj tha se kjo kompani asnjëherë nuk e ka mohuar borxhin që e ka pasur. Ai u shpreh se borxhi nuk ndikon në bankrotimin e Valës. Ndërsa duke folur për takimin që pati me kryetarin Muharremaj, ai tha se do të ruajnë fokusin te prodhimi dhe kapacitetet ekonomike. Ndërsa i pari i Suharekës, Bali Muharremaj, bëri të ditur se do të fillojnë me ndërtimin e një zone të re industriale.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …