Kryetari Jashari pret në takim përfaqësuesen e Ambasadës së Hungarisë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Ndërmarrësisë, Inovacionit dhe Turizmit, Sanije Hoxha, kanë pritur në takim përfaqësuesen e Ambasadës së Hungarisë në Prishtinë, Krisztina Szabo. Temë diskutimi ka qenë mundësia e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Ambasadës hungareze, në shumë fusha të interesit të ndërsjellët. Kryetari Jashari në takim e ka njoftuar zonjën Szabo për potencialin dhe mundësitë që ofron Komuna e Skenderajt, duke përmendur në këtë rast Parkun e Biznesit në Marinë, një projekt ky madhor dhe i përshtatshëm për investimet e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …