Ministria e Infrastrukturës ofron zgjidhje për banorët Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës

Të autorizuar nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, një ekip nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit takuan banorët e Zahaqit dhe Pavlanit të Pejës, të cilëve u ofroi zgjidhje sa i përket kyçjeve në rrugën nacionale N9, segmenti Zahaq – hyrja e Pejës. Në emër të ministrit Lekaj, banorëve iu adresua shefi i kabinetit të ministrit, Argjend Zejnaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të këtyre lokaliteve dhe u premtoi atyre se në afatin më optimal MIT, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do t’u ofrojë zgjidhje adekuate konform parametrave të sigurisë së trafikut dhe rregullave teknike infrastrukturore të kësaj rruge. Zejnaj tha se nga muaji gusht i këtij viti do të fillojë implementimi i katër rreth rrotullimeve dhe një hyrje – dalje në këtë segment rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …