MTI dhe GIZ nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mbështetje në realizimin e agjendës evropiane

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Burim Rreci dhe përfaqësuesi i organizatës gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Mark Barret nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit për mbështetjen e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në realizimin e agjendës evropiane. Objektivi kryesor i projektit të GIZ “Përkrahje e Procesit të Integrimit Evropian në Kosovë” është përkrahja e ministrisë për të koordinuar planifikimin dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) përmes strukturave të MSA-së. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe Programi Kombëtare për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) përcaktojnë një mori përgatitjesh dhe detyrash vendore për procesin e integrimit evropian në shumë aspekte në të cilat Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka rol të rëndësishëm dhe përkrahja e tillë është e mirëseardhur për t’i realizuar objektivat e ministrisë për këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …