Me rastin e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së Rahovecit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ju ka drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti, ai ndër të tjera tha: Të dashur familjarë të dëshmorëve, martirëve, veteran dhe invalidë të luftës, pjesëmarrës në luftimet e Rahovecit. Të respektuar të pranishëm! Qyteti i Rahovecit dhe rrethina e tij, në luftën për liri ishin hambar i pashterrshëm për Kosovën. Njihemi kudo si qytetarë të zellshëm dhe me zemër të madhe e bujare, të përkushtuar siç dihet e që i dhanë krejt çka patën UÇK-së. Rahovecianët, përveçse punëtorë të vyeshëm, vreshtarë e perimtarë të shquar që jetojnë me djersën e ballit, ata lirisë së Kosovës i dhanë bukë, kripë e zemër, strehim, luftëtarë të zotët e trima, qindra njerëz të martirizuar dhe shumë gjak. UÇK-ja në Rahovec gjeti besnikërinë e qytetarëve, bujarinë e tyre dhe trima me zemër guri. E, rahovecianët u lidhën si mishi me ashtin me luftën çlirimtare. Luftimet e UÇK-së për ta marrë nën kontroll qytetin e pushtuar nga forcat serbe ishin sa komplekse e të vështira, po aq edhe të ashpra dhe heroike. – Ishte qyteti i parë ku UÇK-ja ia kishte vënë syrin, për ta pasur nën kontroll e të çliruar. Nga 17 korriku 1998, për qytetin tonë, Rahovecin, flisnin të gjithë, brenda dhe jashtë UÇK-së. Flisnin edhe organizata dhe medie ndërkombëtare. E gjithë vëmendja vendore dhe ndërkombëtare ato ditë ishin përqendruar te ky qytet i vogël i cili po përballej me arsenalin luftarak të armatës së egër serbe. Në luftimet e korrikut 1998, qoftë në përpjekje për t’i shporrur hordhitë serbe apo duke e mbrojtur qytetin, në pozicione të ndryshme, ndërmjet datave 17 dhe 23 korrik, ranë trimërisht luftëtarët e lirisë:
-
Abdullah Zijajdin Bugari,
-
Agim Binak Çelaj,
-
Agim Veli Kelmendi,
-
Afrim Fazli Krasniqi,
-
Arian Xhemil Brahimi,
-
Bajram Hysen Veliu,
-
Bekim Shaban Isma,
-
Eshrefedin Rexhep Kastrati,
-
Faik Hajredin Rama,
-
Gani Xhemë Paçarizi,
-
Gëzim Salih Hamza,
-
Gëzim Fahredin Mullabazi,
-
Habib Halil Berisha,
-
Hamdi Sadri Berisha,
-
Liman Destan Gegaj,
-
Mizahir Jetullah Isma,
-
Ramadan Morina,
-
Remzi Sadri Ukshini,
-
Ruzhdi Xhemë Xhuliqi,
-
Sadik Hafir Shala,
-
Shkelzim Halit Zllanoga,
-
Samir Selim Nurkasa,
-
Tafil Zyberaj,
-
Xhafer Zenel Nurkasa dhe
-
Xhevat Ymer Kasapi.