Haradinaj: AAK në asnjë rrethanë nuk do të pranojë që Kosova të bëhet pjesë e një tavoline ku flitet për ndryshim kufijsh

Haradinaj: Guxim është t’i thuhet sot Serbisë që nuk mund të na e rrezikosh ekzistencën tonë si shtet

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Vushtrri të mërkuren ka mbajtur Kuvendin e tetë zgjedhor, ku me këtë rast ka zgjedhur kryetarin dhe Këshillin e ri drejtues. I pranishëm ka qenë edhe kryetari i AAK-së, njëherësh kryeministër i Kosovës Ramush Haradinaj. Ai sërish nuk ka lënë pa përmendur vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe dialogun me Serbinë. Sipas tij, guxim ka qenë edhe formimi i ushtrisë edhe vendosja e taksës ndaj Serbisë edhe parandalimi i ndarjes së Kosovës. “Krijimi i ushtrisë së Kosovës ka qenë i guximshëm. Guxim ka qenë për t’i thënë stop kur janë mobilizuar për të ndarë Kosovën. Guxim ka qenë kalimi i ligjit për “Trepçën”, në Qeveri dhe Parlament. Guxim është t’i thuhet sot Serbisë që nuk mund të na e rrezikosh ekzistencën tonë. Taksa është shtet, nëse nuk mundesh për të mbajtur taksën deri në njohje, nuk do të marrim njohjen reciproke të dy shteteve. Është komponentë e të shtet-bërjes, nuk është votë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …