ME “10 RREGULLAT E ARTA TË SIGURISË RRUGORE” DREJT NJË KOMUNIKACIONI MË TË SIGURT

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, të mërkurën ka bërë  lansimin e fushatës “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt. Zëvendësministri i MIT-së, Idriz Selimaj, i cili bëri edhe hapjen e kësaj fushate në pikën kufitare në Merdare, theksoi se MIT, me anë të kësaj fushate, ka për synim uljen e numrit të aksidenteve, veçanërisht gjatë sezonës së verës, ku edhe rritet numri i përgjithshëm i mjeteve qarkulluese. Broshura që rikujton disa nga shkeljet që rrezikojnë jetën e pjesëmarrësve në trafik, është shpërndarë te vozitësit që kanë qarkulluar përmes pikës kufitare Kosovë – Serbi, ndërsa do të vazhdojë të shpërndahet edhe në pikat kufitare të tjera. Kjo Iniciativë është bashkëpunim i MIT-së dhe Policisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …