leoni

Riccardo Serri, ka folur para Komisionit për Integrime Evropiane rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019

Riccardo Serri, ka folur para Komisionit për Integrime Evropiane rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019

Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, ka folur para Komisionit për Integrime Evropiane rreth Raportit të Kosovës për vitin 2019. Ai ka ripërsëritur se taksa është një vendim i papranueshëm për BE-në. Vazhdoj ta përsëris qëndrimin kritik të BE-së se ky vendim nuk është në të mirën e vendit”, ka thënë Serri. Më tutje, Riccardo Serri nga ka deklaruar se Raporti për Kosovën këtë vit ka pasur për qëllim që të tregojë se sa ka bërë vendi në rrugën drejt BE-së. Një tjetër çështje që ai ka përmendur ka të bëjë me punën e Kuvendit. Kjo legjislaturë ka prodhuar goxha shumë ligje, por që është shumë i politizuar duke shtuar se shpesh nuk ka kuorum dhe ka vonesa në miratimin e ligjeve. Përkundër progresit të bërë me miratimin e legjislacionit, sipas Serrit duhet ende punë shtesë në zbatimin e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …