Kryeministri, Ramush Haradinaj ka njoftuar është takuar me ushtruesin e detyrës të shefit të EULEX-it, Bernd Thran. Në takim është thënë se Kosova së bashku me Bashkimin Evropian dhe shtetet aleate, ka arritur progres substancial në konsolidimin e sundimit të ligjit. ”Prita në takim UD shefin e EULEX-it, Bernd Thran, të cilit i urova detyrën e re në krye të misionit të BE-së për sundim të ligjit. Me ushtruesin e detyrës së EULEX-it, si mision i tanishëm këshillëdhënës, shprehëm vullnetin e dyanshëm për intensifikimin e bashkëpunimit për fuqizimin e sistemit të drejtësisë” ka shkruar në mes tjerash në adresën elektronike facebook, kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …