Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për ta votuar Hashim Thaçin kryetar të Kosovës brenda këtyre ditëve, madje edhe për të festuar në Prishtinë. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës, po planifikon të një kundër kandidat për kryetar meqë shumica e deputetëve, me vetë dëshirë nuk do të votojnë për Hashim Thaçin. Burime anonime brenda koalicionit thonë se kundërkandidati i LDK-së nuk do të bëhet për të rrezikuar Thaçin në postin e presidentit, pasi që për këtë kanë marrëveshje për qeverisje, por për t’i nxitur të “pakënaqurit” e kësaj partie që të qëndrojnë në sallë dhe në këtë mënyrë të sigurohet kuorumi për zgjedhjen e kryetarit . Sipas të të njëjtave burime, kjo çështje është duke u shqyrtuar brenda koalicionit, pasi konsiderohet si mënyra më e mirë për të siguruar kuorumin prej 80 deputetëve në seancën kur Thaçi pritet të zgjidhet në krye të shtetit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …