Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell duke folur për mosakreditimin e disa universitete të Kosovës dhe debateve të shumta për dhe kundër veprimeve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, ka deklaruar se dy parime janë jetike për të ardhmen e Kosovës. Të rinjtë meritojnë një edukim të mirë që njihet ndërkombëtarisht. Institucionet e pavarura duhet të lejohen të veprojnë në mënyrë të pavarur pa ndërhyrje politike. Vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për tërheqjen e akreditimit është një vendim i vështirë, por universitetet duhet të plotësojnë disa kritere, veçanërisht nëse duan që vendet e tjera evropiane të njohin diplomat e tyre. Nëse universitetet kanë dështuar, pavarësisht paralajmërimeve, për të përmbushur kërkesat minimale të cilësisë, është faji i tyre, jo faji i Këshillit”, thuhet në reagimin e ambasadorit, Ruairi O’Connell.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …