Zhbogar ka kërkuar nga pozita dhe opozita të përmbahen nga gjuha e urrejtjes, pranon se nuk ka biseduar me Vetëvendosjen

Për dallim nga ambasadori amerikan, Delawie, i cili akuzon vetëm opozitën për gjuhë të urrejtjes dhe veprime të dhunshme, shefi i zyrës së BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar ka drejtuar akuza edhe kundër gjuhës që ka përdorur pozita kundër opozitës. Ai thotë se prania  ndërkombëtare nuk i zgjedhë liderët e vendit, dhe se ata bashkëpunojnë me të gjitha institucionet. Megjithatë, ai ka thënë se të dyja palët duhet të përmbahen nga fjalori nxitës. Mendoj se në deklaratën që kemi dhënë para dy ditësh, ne kemi shprehur shqetësim për dhunën në Kuvend dhe për gazin lotsjellës, ashtu siç u kemi bërë thirrje edhe liderëve politikë për të kontrolluar retorikën e tyre, e cila mund të nxisë edhe dhunë. Ne nuk kemi opsion të preferuar politik në Kosovë. Qytetarët e Kosovës i votojnë liderët e tyre dhe ne punojmë me ta. Punojmë me Qeverinë, me Kuvendin, ka thënë Zbogar për mediet.  Pavarësisht fjalëve Zhbogar  ka pranuar nuk ka takuar përfaqësuesit e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …