leoni

Ministri, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së, Rrahman Rama biseduan me gjeneralin, Tod Wolters

Ministri i Mbrojtjes  Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerali Rrahman Rama u takuan me komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, gjeneralin, Tod Wolters. Në takim, ministri Berisha e informoi gjeneralin Wolters për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe implementimin e tij në bashkëpunim të ngushtë me aleatët. Gjithashtu, Ministri e njoftoi Komandantin me theks të veçantë rreth progresit të arritur gjatë 120 ditëve të para të tranzicionit. Forca e Sigurisë së Kosovës edhe me mandatin e ri do të vazhdojë të ndërtohet si forcë profesionale, multietnike dhe e besueshme. Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama gjatë takimit me Komandantin Suprem të NATO-s, gjeneralin Tod Wolters, e ka njoftuar me zhvillimet e FSK-së, të arriturat e përgjithshme si dhe sfidat. Gjenerali Rrahman Rama me gjeneralin Tod Wolters biseduan edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në mes të NATO-s dhe FSK-së, për zhvillimin e një force profesionale me standarde të NATO-s.

Komandanti Suprem i NATO-s për Evropë, gjenerali Wolters e falënderoi ministrin Berisha dhe komandantin Rama për takimin, për përkrahjen e vazhdueshme për KFOR-in në zbatimin e misionit të tij në Kosovë, dhe ndër të tjera, përsëriti zotimin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …