Degët e Dukagjinit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë reaguar ndaj ftesës që i është bërë nga Gjykata Speciale kryeministrit, Ramush Haradinaj. Në reagim thuhet se ftesa që iu bë komandantit të ZO të Dukagjinit, aktualisht Kryeministrit Ramush Haradinaj, për tu paraqitur si i dyshuar në Gjykatën Speciale, është totalisht e motivuar politikisht. Asnjë akuzë e bërë ndaj tij, prej gjykatave ndërkombëtare, nuk është argumentuar dhe i njëjti ka dal faqebardhë, duke dëshmuar pastërtinë e Luftës Çlirimtare. Ne e çmojmë veprimin e z. Haradinaj për të ofruar dorëheqjen dhe konsiderojmë se është hap burrëror, i njeriut i cili na bëri të ndjehemi krenar në shtetin tonë, gjatë kësaj kohe sa udhëheqi me qeverinë. Ne i bëjmë thirrje spektrit politik të vendit, të qëndrojë bashkë dhe të marr shembullin e Haradinajt, të jenë të vendosur e jo të bëjnë pazare në kurriz të territoreve dhe qytetarëve. OVL UÇK Dukagjin, do të jetë në përkrahje të pafajësisë së Gjeneralit Haradinaj dhe të gatshëm për çfarë do situate që paraqitet. Në këto momente të vështira për Kosovën, të tregojmë pjekurinë tonë dhe të vendosim interesat kombëtare mbi të gjitha të tjerat, thuhet në mes tjerash në reagimin e Degëve të Dukagjinit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …