Kundër ftesës që i ka bërë Gjykata Speciale kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj. Ajo ka shkruar se askush nuk mund ta gjunjëzoj Ramush Haradinajn. “Nuk mundet kush me e gjunjëzu Ramush Haradinaj. S’do lejojmë me u nda Kosova, as asociacionin me kompetenca ekzekutive e as heqjen e taksës pa njohje nga Serbia. E mbajte premtimin kryeministër. Faqebardhë e i pa fajshëm ke dal sa herë je përballë me gjyqësinë ndërkombëtare. Jemi me ju Gjeneral”, ka shkruar deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj e cila gjatë luftës ishte bashkëluftëtare e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …