Tomë Gashi

Gashi: Haradinaj s’mund të ftohet në GjS për veprat për të cilat është shpallur i pafajshëm sepse kjo do të ishte e pasligjshme

Avokati, Tomë Gashi ka shfaqur bindjen e tij se kryeministri, Ramush Haradinaj nuk mund të ftohet në Gjykaten Speciale për të njëjtat vepra për të cilat është akuzuar më parë dhe është shpallur i pafajshëm dhe është liruar sepse kjo do të ishte e paligjshme. “Për vepra të njëjta nuk mund të ftohet askush. Dhe kështu edhe ka ndodhë. Zoti Ramush Haradinaj me siguri që nuk është ftuar e nuk mund të ftohet dhe është e kundërligjshme si dhe kjo nuk do të ndodhë, për ato vepra penale për të cilat ka qenë i akuzuar në Tribunalin e Hagës dhe për të cilat është liruar. Ai është kapitull i mbyllur” ka theksuar avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …