Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit, ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit duke e vlerësuar këtë vendim të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj. Në deklaratën e Departamenti Amerikan i Shtetit thuhet se “Shtetet e Bashkuara përgëzojnë respektimin nga ana e tij të thirrjes për t’u paraqitur para Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Dhomave të Posaçme për Kosovën”. Deri më tani, Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk ka pranuar të jap ndonjë hollësi rreth ftesës për marrjen në pyetje të zotit Haradinaj që pritet të ndodhë nga mesi i javës së ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …