Dy kishat më të mëdha në Gjermani, Kisha katolike dhe ajo protestante, kanë bërë të ditur se kanë është shënuar një numër rekord i largimi të besimtarëv “Kishën Katolike në Gjermani e kanë braktisur 216,000 anëtarë në 2018, një rritje prej 29 për qind gjatë vitit të kaluar,” njoftoi konferenca gjermane e peshkopit, Hans Langendoerfer, në Bonn. Sekretar i konferencës, e quajti këtë prirje “shqetësuese” ndërsa arsyeja kryesore për këtë braktisje ishte publikimi i një studimi të hollësishëm mbi abuzimin e të miturve brenda kishave në vitin e kaluar. “Shumë prej nesh nuk besojnë se ne veprojmë me ndërgjegje dhe vendosmëri kundër autorëve në radhët tona,” i tha Langendoerfer agjensisë gjermane të lajmeve Dpa. Në të njëjtën kohë, Kisha Protestante e Gjermanisë në Hanover tha se 220.000 besimtarë e kanë braktisur atë kishë atë vitin e kaluar, dhe që është 11 për qind më shumë, sesa ishte në vitin 2017. Kundër kësaj dukurie degjeneruese, të abuzimit sa e sa herë ka ngritur zërin edhe Vatikani, por përmasat e veprimeve të tilla vetëm sa po thellohen. Kisha katolike në Gjermani ka rreth 23 milionë besimtarë, ndërsa Kisha Protestante 21 milionë. (Al-Xhazira, RKL)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …