Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave. Duke përkujtuar 50 vjetorin e dërgimit të anijes kozmike amerikane “Apollo” në Hënë, ai ka shkruar se hulumtimi i hapësirës është një arritje e madhe dhe e papërfunduar. Njëjtë është edhe me krijimin e një të ardhmeje paqësore në Tokë. Është koha që Kosova dhe Serbia t’i rikthehen tryezës së bisedimeve, ka shkruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …