Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, madje tha se ato janë të pashmangshme. Ai në një konferencë për shtyp pas kthimit nga vizita zyrtre në SHBA, tha se tash do të ulën të flasin për kohën që duhet mbajtur zgjedhjet. Veseli tha se vendimi për dorëheqje i kryeministrit Ramush Haradinaj ishte personal dhe se për të nuk ishin njoftuar më herët. Kryekuvendari tha se qytetarët tanë të kenë besim të plotë se shteti ynë, sovraniteti dhe integriteti – janë dhe do të jenë të pacenuara përjetë! Duke folur për ftesat për luftëtarët e UÇK-së që po vijnë nga Gjykata Speciale, e që mund të vijnë edhe në vazhdim, sipas Veselit nuk duhet të lejohet të shkaktojnë huti dhe pasiguri te qytetarët tanë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …