Kryediplomati i Malit të Zi, Srdan Darmanoviq thotë se dorëheqja e Haradinajt mund t’i japë Vuçiçit dhe Thaçit më shumë hapësirë për negociata. Ai thekson se kjo situatë mund të ndikojë në skenarin e ri të dialogut në Bruksel. Në një deklaratë për “Zërin e Amerikës”, Srdan Darmanovic, shprehet se udhëheqja e dialogut Kosovë-Serbi në nivel presidentësh, Vuciq dhe Thaçi mundëson hapëirë më të madhe për negociatat. “Dorëheqja e Ramush Haradin si kryeministër i qeverisë së Kosovës mund të lejojë dy negociatorë kryesorë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, mund të sigurojnë më shumë hapësirë për negociatat”, tha Darmanoviç, Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi. Ai megjithatë, shprehet se e ardhmja në këtë drejtim do të varet nga Kuvendi i Kosovës dhe nga politikanët kryesor në vend. “Sigurisht, Ramush Haradinaj ishte një pjesëmarrës i shquar në zgjidhjen e problemeve dhe marrëdhënieve të serbëve të Kosovës dhe kishte pikëpamjet e tij për këtë. Ata kuptohen dhe interpretohen ndryshe: dikush i kuptoi ato si një pengesë dhe dikush si person parimor”, tha Darmanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …