leoni

Guillaume Ancel: Lufta në Bosnjë dhe Hercegovinë mund të ishte ndaluar, por Franca mbështeti agresorin

Gjykata e Lartë e Holandës: Trupat holandeze të OKB-së ishin përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Gjykata e Lartë e Hollandës ka vendosur këtë të premte, se trupat hollandeze paqeruajtëse të OKB-së ishin pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës, pasi ata kishin evakuar bazën e tyre Gjykata  u shpreh se paqëruajtësit holandezë të Kombeve të Bashkuara evakuuan bazën e tyre ushtarake pranë Srebrenicës më 13 korrik 1995, pavarësisht se ata e dinin se ishin në një hapësirë ​​të hapur për abuzim të rëndë. Vendimi ishte arritja e fundit e një grupi të njohur si Nënat e Srebrenicës, i cili mbante përgjegjës shtetin hollandez për masakrën në të madhe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Të afërmit e tyre ishin rreth 5,000 mes banorëve të zonës së Srebrenicës që u strehuan në bazë, kur zona u pushtua nga forcat ushtarake të drejtuara nga Ratko Mlladic, i cili u dënua për gjenocid nga një gjykatë e OKB-së për krimet e luftës në vitin 2017, pikërisht për udhëheqjen e masakrës që i mori jetën mbi 8.000 burrave  dhe djemve  myslimanë.

Gjykata e Lartë tha se të afërmit e të vdekurve kanë të drejtë të kërkojnë rreth 10% të dëmeve të tyre financiare nga qeveria holandeze sepse, sipas gjykatës, viktimat do të kishin një shans prej 10% për mbijetesë nëse trupat holandeze do i kishin lejuar ata të qëndronin brenda kompleksin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …