Për shkak të ftesës në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, Ramush Haradinaj, të premten e kaluar ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit. Me dorëheqjen e tij, nënkuptohet që ka rënë edhe Qeveria. Që nga e premtja, e deri më sot, partitë politike kanë kërkuar nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi që të caktojë datën e zgjedhjeve dhe janë shprehur të gatshme që t’i hyjnë garës së zgjedhjeve. Se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme pas dorëheqjes së Haradinajt e ka thënë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli. E gatshme për zgjedhje është shprehur edhe partia e Isa Mustafës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi, që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve. Edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi që sa më shpejt ta caktojë datën e zgjedhjeve. Se vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe se nuk ka nevojë për Qeveri teknike, e ka thënë edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai ka thënë se nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme dhe se partia e tij është e gatshme për zgjedhje. Edhe kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt, ka thënë se zgjedhjet janë të domosdoshme.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …